Vendet e Ballkanit Perëndimor janë futur në një garë armatimi, shkruan gazeta gjermane “Di Welt” në një artikull, ku mes tjerash thuhet se në këtë garë, prin Serbia e mbështetur nga Rusia. Sipas kësaj gazete, serbët shpenzojnë 904 milionë euro, diçka më shumë se kroatët që harxhojnë 889 milionë euro. Shqipëria ndërkaq, shpenzon 180 milionë euro, një rritje me 25 për qind në krahasim me vitin 2017, ndërsa Kosova shpenzon vetëm 63.3 milionë euro.
“Kjo garë e re armatimesh është duke u përcjellë nga konfliktet e pazgjidhura deri më tani. Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur për një bashkim doganor dhe po rriten së bashku ekonomikisht. Në Serbi kjo po shihet si një përpjekje për të krijuar një Shqipëri të madhe – një term me të cilin Qeverisë shqiptare i pëlqen të provokojë”, shkruan “Die Wel”.