Live

Diskutohet dialogu ndërfetar sipas modelit shqiptar

13:34 / 21 Mars 2025

Nga Kosova Live

Në Prishtinë sot është mbajtur tryeza me temën “dialogu ndërfetar sipas modelit shqiptar”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se historia jonë e gjatë tregon se në asnjë moment nuk mund të gjendet një konflikt me bazë fetare në vendin tonë.

Ai tha se dialogu ndërfetar sipas modelit shqiptar ekziston dhe duhet të shpërndahet sa më shumë.

Presidenti i Fondacionit “Drita”, Zef Gashi tha se Kosova ka nja histori të gjatë të bashkëjetesë dhe kjo është trashëgimi e çmuar që jo vetëm duhet ruajtura por duhet forcuar gjithnjë e më shumë.

Sipas tij, në këtë kohë kur bota përballet me kriza, mesazhi i qartë është se dialogu është ura e vetme për shoqëri të drejtë, të barabartë dhe paqedashëse.

Delegati Apostolik i Vatikanit, Jean Marie SPEICH, tha se duhet të punohet për dialog, paqe dhe të ecet përpara.

“Diçka sikur këtu që promovojmë me përfaqësimin e të gjitha komunisteve fetar sepse zgjidhja e lumturisë, bashkëjetesë nuk është vetëm në politik e ekonomi, por në dialog dhe bashkëjetesë paqësore”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua