Live

Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo

18:55 / 14 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Distria Krasniqi është nënkampione e botës në xhudo.

Sukesin e madh, garuesja kosovare e arriti të shtunën në Botërorin që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Në finale të kategorisë deri 52 kilogramë, Distria u mposht nga legjenda japoneze, Uta Abe. Ndaj saj dominoi për kohë të gjatë, por Abe në minutën e fundit realizoi hedhje për Ippon, raporton Koha.net.

Lufta në përgjithësi ishte e fortë, por Abe në një moment sërish dëshmoi se pse është prej xhudisteve më të mira në histori.

Distria ishte bartësja e dytë e kategorisë deri 52 kilogramë dhe njëra prej favoriteve kryesore. Ashtu si pritej, arriti në finale ku përballë e kishte japonezen e jashtëzakonshme. Ndaj saj i kishte humbur tri përballjet e kaluara.

Shpërndaje në

U Kopjua