Live

Dj Vicky lë muzikën dhe performancat

13:01 / 10 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Ai është ndër Dj më të pëlqyer shqiptarë. Dj Vicky gjithashtu është pjesë e ThreeDots të Flori Mumajesit. Por sic duket ai ka vendosur të lë performimin.


Arsyet për këtë artisti i bëri në llogarinë e tij në instagram.


“Faleminderit që kërcyem bashkë” shkroi fillimisht Vik Kraja.


Ndërsa më pas sqaroi arsyen se pse po largohet nga muzika,

“Pas gjithë këtyre viteve të bukura në një industri që shëmtohet çdo ditë e më shumë ndihem shumë i lodhur shpirtërisht. Lodhur nga njerëz të paaftë që marrin përsipër gjithçka dhe s’bëjnë asgjë. Klube qe bëjnë pazare tregu çam ose medreseje. Artistë me ego të madhe dhe zotësi të vogël. DJ me ëndrra të mëdha sa një gram. Jam i lodhur me këtë gjë që po ma shpif arsyen pse desha te bëhesha DJ. Po e mbyll kapakun e tenxheres dhe do e hap kur të jetë djegur gjella një herë e përgjithmonë. Deri atëherë kismet shihemi”.

Shpërndaje në

U Kopjua