Gjykimi ndaj ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu po vazhdon ende.
E në këtë ditë feste, djali i tij, Fahriu e uroi me shpresën që vitin tjetër babai i tij ta festonte bashkë me ta, transmeton Klankosova.tv.
“Urime Fitër Bajramin! Uroj që kjo ditë t’ju sjellë paqe, gëzim dhe begati. Me besim dhe shpresë, Bajramin tjetër do ta festojmë së bashku me të gjithë ne babloki jonë, Fadil Fazliu”, ka shkruar Fazliu në Facebook.
“Liri dhe drejtësi për gjithë Çlirimtarët!”.
Fadil Fazliu u arrestua më 5 dhjetor të vitit të kaluar me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës.