Live

Dje i kishte vetëm 52 vota, Kurti në hall: Jemi të interesuar t’i formojmë institucionet sa më parë

11:35 / 16 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një ditë pasi Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituojë përbërjen e legjislaturës së re, Albin Kurti, sot në mbledhjen e qeverisë u pa në hall.

Ai tha se janë të interesuar që të ecin përpara me formimin e institucioneve “menjëherë”, pavarësisht se dje nuk i patën votat ta miratojnë raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, transmeton Klankosova.tv.

“Jemi shumë të interesuar që të ecim përpara drejt formimit të institucioneve të legjislaturës së nëntë, edhe atë sa më parë – menjëherë”, tha ai.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, kanë votuar kundër raportit, për shkak se, sipas tyre, anëtarët e Qeverisë në detyrë – që janë zgjedhur deputetë – nuk i kanë dorëzuar me kohë dorëheqjet e tyre nga postet ekzekutive, siç parashihet me Ligjin për Qeverinë.

Shpërndaje në

U Kopjua