Live

Donika Gërvalla eskalon ndaj opozitës: Nuk janë në mend, sinqerisht jo

16:12 / 17 Prill 2025

Nga Kosova Live

Donika Gërvalla nga partia Guxo ka eskaluar në fyerje ndaj deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Me gjuhën e njëjtë si shefit i saj, Albin Kurti, ajo ka thënë se deputetët e këtyre partive nuk janë në mend, pasi po refuzojnë të konfirmojnë mandatin e tyre.

“Unë nuk dua të paragjykoj asgjë për të shtunën. Mirëpo, deputetët të cilët refuzojnë të konfirmojnë mandatin e tyre, të cilin tashmë ua ka certifikuar KQZ-ja, sinqerisht që nuk janë në mend. Sinqerisht që jo! Prandaj, duhet të hiqet dorë nga destruktiviteti”, ka thënë Gërvalla.

Shpërndaje në

U Kopjua