Live

“Drejtësia triumfoi”, për herë të parë e mbijetuara e dhunës seksuale merr dy pensione

14:57 / 17 Prill 2025

Nga Kosova Live

Për herë të parë, një e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka filluar të marrë dy pensione—atë si viktimë dhe të moshës.

Kjo është bërë e ditur nga Qendra për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

“Dhe sot, për herë të parë, një e mbijetuar nuk duhet të zgjedhë mes dy identiteteve të saj, ajo i mban të dyja me dinjitet”.

QKRMT njofton se që nga viti 2021, ka nisur procesin gjyqësore për njohjen e të drejtës për pensionin e dyfishtë, që u kurorëzua me sukses falë vendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe

Gjykatës së Apelit, duke vendosur një precedent që hap rrugën për të gjithë të mbijetuarit që kanë arritur moshën e pensionimit.

“Ky rast është i pari që konkretizon këtë të drejtë në praktikë, ndërkohë që dhjetëra raste të tjera janë në shqyrtim nga gjykatat.Ne jemi duke avokuar fuqishëm pranë institucioneve për njohjen automatike të kësaj të drejte për të gjithë të mbijetuarit që kanë arritur moshën e pensionimit. Ky moment shënon edhe një hap tjetër drejt drejtësisë së vërtetë!”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me këtë zhvillim ka shkruar edhe drejtoresha e kësaj qendre, Feride Rushiti e cila tha se në këtë rast drejtësia triumfoi, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua