Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha ka udhëtuar sot drejt Shqipërisë.
Ai është mirëpritur nga homologu i tij shqiptar, Ilir Proda, në ambientet e policisë atje.
Me këtë rast, Hoxha bashkë me delegacionin e policisë së Kosovës, ka ndjekur nga afër pjesë nga stërvitja e Njësisë Speciale “RENEA”.
Vizita e Hoxhës në Shqipëri u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet 2 policive, si dhe të shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave më të mira.