Dressel u largua nga Gwangju me gjashtë medalje ari dhe dy të argjenda, duke fituar të katër ngjarjet e tij individuale dhe duke zhdukur rekordin botëror 10-vjeçar të Phelps 100 metra flutur
Caeleb Dressel vendosi një rekord në këtë kampionat teksa në total fitoi 8 medalje, 6 të arta dhe 2 të argjendta. Ai triumfoi në garat 50 dhe 100 m stil i lirë, 50 dhe 100 m stil flutur dhe stafetat 4×100 m stil i lirë për meshkuj dhe të përzier. Përsa i përket medaljeve të argjendta, ai u rendit i dyti në stafetën 4×100 m stil i përzier për meshkuj dhe në atë 4×100 m stil i përzier për ekipe me meshkuj e femra.
Rezultatet e Dressel në këtë kampionat i trembi të gjithë rivalët e tij, kur ka mbetur më pak se 1 vit nga fillimi i Lojërave Olimpike të Tokios.
Skuadra e SHBA shihet si një prej skuadrave favorit.