Drita që kishte 3 fitore radhazi para takimit të sotëm u ndal në Podujevë nga Llapi i trajnerit Tahir Batatina.
Llapi shënoi e para me anë të Selmanit kur po luhej vetëm minuta e 6-të e takimit e në të mirë të tyre u mbyll dhe pjesa e parë.
Në 45 minutëshin e dytë Liridon Leci i musafirëve realizoi gol për ta barazuar rezultatin teksa krejt në fund në minutën e 88-të shënoi edhe Gilberto Fortunato për 1-2.
Llapi nuk u dorëzua dhe me anë të mesfushorit Behar Maliqi arriti të rrëmbejë një pikë kur po luhej koha shtesë e takimit.