Trajneri i jashtëzakonshëm i Judo’s, Driton Kuka ka pranuar sfidën e bërë drejt tij nga kandidati për kryeministër prej Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Kuka pavarësisht inkuadrimit në AAK nuk e pati fare problem të pranojë sfidën e Veselit dhe raportet mes këtyre personazheve duken tejet të afërta pavarësisht që janë pjesë e subjekteve të ndryshme.
Trajneri i mirë-njohur nominoi edhe këta personazhe: Ramush Haradinaj, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe trajnerët Fatos Tabaku dhe Bujar Loci.