Live

Duda paralajmëron Unikkatilin për ardhjen në Gjilan

15:45 / 08 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Në vazhdën e koncerteve të shumta që po mban, Unikkatili sonte do të performojë në Gjilan.

“Nesër me 8 gusht n’Gilan. A jeni gati?? Ka shkruar reperi në instagramin e tij.

Por kjo duket se nuk i ka pëlqyer rivalit të tij nga ky qytet Duda.

Ky i fundit ka publikuar në instagramin e tij fotografi me përshkrimin “Mirë se vini në Gangland, pa lejen time nuk e shkelni atë vend”.

Duda ka kërcënuar edhe pronarët e diskotekës ku pritet të performojë Unikkatili.

Të dy reperët njihen për armiqësinë që kanë patur e si duket do ta vazhdojnë akoma.

Shpërndaje në

U Kopjua