Promoteri i ndeshjeve të boksit Eddie Hearn ka bërë zyrtare datën dhe vendin e ndeshjës së revanzhit mes Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr. tashmë kampion i peshave të rënda .
7 Dhjetori 2019 do jetë data e ndeshjës së dytë mes boksierëve, teksa dueli mes tyre do të mbahet në Diriyah të Arabisë Saudite, vend ky që ndodhet në periferi të metropolit saudit Ryiadh.
Hearn në prononcimin e tij deklaroi: “Sfidat e Muhamed Ali kundër George Foreman e Joe Fraizer të titulluara “the Rumble in the Jungle” dhe “Thrrilla in Manila” ndryshuan përgjithmonë kategorinë e peshave të rënda e të njejtën do mundohemi ta bëjmë edhe me “Clash of Dunes” event ky nga I cili presim të ndryshoj dhe ta revulucionoj për gjithmonë botën e boksit.
Për të organizuar duelin e dytë mes gjigantëve të peshave të rënda në garë ishin dhe Dubai, Abu Dhabi dhe Katari.