Live

Dukagjin Gorani: Sonte është një natë përplot huti, nuk e dimë çfarë do të ndodh nesër

20:46 / 21 Nëntor 2022

Nga admin

Pasi nuk u arrit asnjë ujdi mes Kosovës dhe Serbisë për targat në Bruksel, analisti politik Dukagjin Gorani ka paralajmëruar se nata e sontme është përplot huti, pasi nuk do të dihet se çfarë do të ndodh nesër në ora 08:00 të mëngjesit.

Ai thotë se ende nuk dihet nëse do të zbatohet urdhri për gjobitje.

“Sonte është një natë përplot huti. Ne nuk e dimë cfarë do të ndodh nesër në ora 08:00 në mëngjes. Nuk e dimë nëse do të zbatohet urdhri për gjobitje, nuk e dimë nëse nuk do të zbatohet. 5-6 orë i kemi krejt ndërmjet”, ka thënë Gorani në Pressing.

Tutje, ai ka thënë se ata që përkrahin politikat e Kurtit, sonte duhet ta shpjegojnë se ku e shpie Kosovën kjo qasje e tij.

“Sonte është nata e përkrahësve të këtij kursi. Unë nuk e di këtë lloj politikë. Nuk e di se si do të zhvillohet situata, sepse është terren i panjohur për mu. Mendoj që sonte duhet që krejt ata që e kanë përkrah këtë kurs, sonte duhet ta shpjegojnë kah na çon kjo politikë”, ka thënë Gorani.

Kujtojmë se më herët u konfirmua nga Policia e Kosovës se nga nesër nis shqiptimi i gjobave ndaj makinave me targa ilegale, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...