Live

Dy persona të maskuar tentuan të vjedhin në dy shkolla, njëri arrestohet në Ferizaj

11:11 / 25 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një 16-vjeçar është arrestuar e tjetri ia ka mbathur,  pas tentativës për të vjedhur dy shkolla në Ferizaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, kur dy të rinj të maskuar kanë tentuar të vjedhin shkollën teknike “Pjetër Bogdani” dhe më pas shkollën “Tefik Çanga”.

Pas një përpjekje të pasuksesshme për të hapur një zyrë, ata kanë depërtuar në kantinën e shkollës, ku është aktivizuar alarmi i sigurisë dhe ata janë detyruar të largohen, transmeton Klankosova.tv.

Sigurimi privat ka vërejtur një nga të dyshuarit, E.T. (16 vjeç), dhe ka ndërhyrë, duke e ndaluar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa shoku i tij ka arritur të largohet. Hetimet për këtë rast janë në vazhdim

Shpërndaje në

U Kopjua