Live

Dy punonjës lëndohen nga rënia e tavanit të Zyrës për Shëbime Sociale në Lipjan

14:17 / 16 Prill 2025

Nga Kosova Live

Dy punonjës janë lënduar në Zyrën për Shërbime Sociale në qytetin e Lipjanit, të mërkurën.

Klan Kosova ka mësuar se personat në fjalë janë lënduar si pasojë e rënies së tavanit të zyrës së lartcekur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet emergjente të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare për rastin në fjalë. /Klankosova.tv

Shpërndaje në

U Kopjua