Dy shoferët e motoçikletave që u aksidentuan në kryqëzimin e rrugëve Fehmi Lladrovci-Agim Ramadani në Prishtinë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në QKUK.
Në aksident, përveç motoçikletave, është përfshirë edhe një automjet.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë Rajonale në Prishtinë.
“Sot rreth ores 17:00, në kryqëzimin e rrugëve Fehmi Lladrovci-Agim Ramadani ka ndodhur nje aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy motoçikleta dhe një automjet.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit e motoçikletave të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin merret njësiti i trafikut të Kryeqytetit.”