Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në mëngjes te kazerma “Adem Jashari.
Lajmin për klankosova.tv, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 06:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime”.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka konfirmuar ajo.