Live

Dybala ende i kërkuar nga United

10:30 / 11 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala mbetet i kërkuar nga Manchester United.

Sipas mediave italiane klubi anglez do të hap përsëri negociatat për të transferuar sulmuesin nga “Zonja e Vjetër”.

“Djajtë e Kuq”, dështuan gjatë verës ta transferojnë argjentinasin, por mbesin të interesuar për sulmues pasi këtë verë kanë humbur Romelu Lukakun, që u transferua në Inter.

Sipas disa spekulimeve ata janë të gatshëm për të paguar çfarë do vlere, transmeton KosovaPress.

Dybala do ta konsiderojë përsëri këtë mundësi pasi nuk ka vend në formacionin e parë të Sarrit.

Shpërndaje në

U Kopjua