Live

Dybala tregon se si Emiliano Martinez i tha atij ta gjuante penalltinë në mes

18:48 / 21 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Emiliano Martinez është mbreti i pritjeve të penalltive, por edhe një mësues i mirë se si të goditen ato.

Martinez priti një penallti nga Kingsley Coman në në finalen e Kupës së Botës, pasi nuk arriti të priste dy nga Kylian Mbappe në 120 minuta lojë.

Nuk ishte as hera e parë që ai sfidonte dikë, ai kishte ndaluar Virgil van Dijk dhe Steven Berghuis në përpjekjet e tyre në fitoren çerekfinale ndaj Holandës.

Argjentinasi gjatë goditjeve nga pika kundër Francës u pa duke hedhur topin larg për ta vonuar Aurelien Tchouameni pasi mesfushori i Real Madrid humbi goditjen e tij.

E gjithë rutina e tij gjatë shkëmbimit të zjarrit u konsiderua një fitore në ‘luftën psikologjike’ dhe gjithçka erdhi pasi bëri një nga pritjet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, pikërisht në fund të kohës shtesë.

Një nga metodat e tij për të larguar kundërshtarin dhe për t’u siguruar që Hugo Lloris nuk mund të kopjonte taktikat e tij të hedhjes së topit, ishte t’ia dorëzonte topin lojtarit të ardhshëm të Argjentinës.

Paulo Dybala ka shpjeguar se si Martinez ia ka ndihmuar atij të shënonte penalltinë, me portierin që i dha sulmuesit disa këshilla të pabesueshme gjatë ekezutimit të goditjes.

Duke folur pas paradës së trofeut, sulmuesi zbuloi se ka qenë i futur si zëvendësues i vonë, ai do të kalonte përballë Lloris, por shoku i tij i skuadrës e largoi atë.

“E vërteta është se kur trajneri më thirri për të hyrë, e dija se ishte për shkak të penalltive, kështu që më duhej të përpiqesha të kisha një kokë sa më të ftohtë që të ishte e mundur”, tha ai përmes TyC.

“Nuk është e lehtë sepse padyshim një finale botërore nuk luhet çdo ditë.

“Kur erdhi radha ime, m’u desh një kohë e gjatë të ecja atje ku ishte topi, nuk munda të shkoja më tej.

“Kisha folur me Dibu [Martinez], ai më kishte këshilluar që të gjuaja në mes pasi kishin humbur dhe Lloris ishte i zhgënjyer.

“Unë do të shkoja në të majtë të tij, portieri u hodh në atë pjesë, por dëgjova atë që tha Martinez, me goditjen në mes nuk dështon”.

Shpërndaje në

U Kopjua