Live

Dyshime për tradhti: 31-vjeçari në Fushë Kosovë ia bjen “shpirtin tek hunda” gruas së tij, ajo e denoncon në Polici

19:00 / 08 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familje, për fat të keq është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste të dhunës në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një grua ka denoncuar në Polici bashkëshortin e saj, për të cilin ka deklaruar se ushtron dhunë të papërballueshme psikike.

Bazuar në dëshminë e saj, i shoqi dyshon se ajo po e tradhton se për këtë arsye nuk e lë rehat duke i bërë presion psikologjik.

Njësitë policore janë vënë në lëvizje që ta arrestojnë të dyshuarin, mirëpo ai ndodhet në arrati.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Shpërndaje në

U Kopjua