Një burrë është gjetur i vdekur të martën pasdite në Prizren. Vdekja e tij është konfirmuar pasi u dërgua në spital, ndërsa Policia ka nisur hetimin.
Siç merr vesh Klankosova.tv, viktima është një burrë i moshuar nga familja Poniku, i moshës rreth 74-vjeçare, i cili u gjet i shtrirë pa shenja jete.
Sipas informacioneve të para, i ndjeri ka qenë para një aparati të bankomatit, duke pritur për ta tëhequr pensionin.
Pasi është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, ekipi mjekësor vetëm e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.