Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në fshatin Vugovë të Gjakovës, ku një 31-vjeçar, shtetas i Shqipërisë, ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë mbetën të lënduar.
Klankosova.tv raportoi se viktima është Musli Pavdeja, i cili nuk arriti të mbijetojë dhe vdiq tragjikisht.

I ndjeri dyshohet se duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin nga pakujdesia, duke shkaktuar vetaksident.
Sot Policia ka njoftuar se tre të lënduarit, po ashtu shtetas të Shqipërisë, janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës.
“I dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi automjet me ç’rast ka shkaktuar vet aksident. Si pasojë lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vetë drejtuesi vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar tre viktimat meshkuj shtetas të Shqipërisë të cilët janë duke u trajtuar në spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti nën hetime.” / Klankosova.tv