E para e vendit, Vjosa Osmani është shprehur optimiste pas takimit me liderët e partive politike, pasi siç tha ajo, kur ka vullnet politik, zgjidhja mund të arrihet shpejt.
Ajo deklaroi se sfidat janë të mëdha, por është në pritje të zhvillimeve nëse arrihen numrat për konstituim të kuvendit.
“Edhe për nga natyra e personit dhe institucionit kam dëshirë që të kemi optimizëm, jemi njerëz që jemi në politike që shumë gjatë dhe besoj që e duam Kosovën të gjithë prandaj nuk e shoh të pamundur gjetjen e zgjidhjes për konstituimin e kuvendit, përkundrazi kur ka vullnet politik zgjidhja arrihet shpejt. Por kjo s’do të thotë që jemi afër, fillojnë gjërat e mira me optimizëm minimal. Sfidat janë të mëdha, megjithatë nuk mund të jap afat. Do të shohim si shkojnë zhvillimet, në qoftë se arrihet numrat për konstituim të kuvendit mirë, nëse jo unë prapë do t’i takoj liderët politikë, dhe çështja kur ngritet në Kushtetuese do të jetë diçka që bëhet me pajtimin e tyre. Kjo është kompetencë kushtetuese e presidencës. Në qoftë se shihet e nevojshme nuk mund të lejojmë rrezikim të interesave shtetërore, por edhe deputetët e kanë të drejtën ku mund ta kontestojnë çdo vendim të gjykatës, por e kam edhe unë si presidente. Do të pres edhe pak në qoftë se arrihet numri i nevojshëm i votave për konstituim të kuvendit, por për momentin nuk mund të jap afat por nuk do të presim përgjithmonë”, u shpreh Osmani, njofton Klankosova.tv.