Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë për herën e 42-të sonte në orën 20:00.
Kjo është konfirmuar nga sekretari i Kuvendit në një deklarim të shkurtër para mediave.
“Seanca konstituive e përcaktuar për në porën 11:00, pas alarmit për bombë vazhdon punimet në orën 20:00.
Policia, njësitet, skuadra antibombë po bëjnë veprimet e nevojshme, ne jemi rekomanduar të qëndrojmë jashtë ndërtesës.
Njoftimin na ka dhënë policia, ndërsa njoftimert tjera policia ka të dhënat jo ne, s’mund të konfirmoj apo të mohoj diçka” – ka thënë ai.
Sekretari dha detaje edhe rreth thirrjes që pranuan nga i dyshuari:
“Sipas njoftimit, është kërkuar të bëhet evakuimi sepse një person në gjuhën angleze ka thirrur dhe ka thënë që një bombë është vendosur në ndërtesën e Kuvendit dhe e njëjta do të shpërthejë pas 10 minutave”.