Live

E konfirmon Specialja: Thaçi do të lejohet të qëndrojë edhe me familjen e ngushtë pas nderimeve tek varri i babait

12:02 / 21 Mars 2025

Nga Kosova Live

Gjykata Speciale kanë konfirmuar  vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skenderaj për të vizituar varrin e babait të tij Haxhi Thaçi.

Gjithashtu kanë bërë me dije se Thaçi do të lejohet që të qëndrojë edhe me familjarët e tij të ngushtë për ngushëllime, pas nderimeve tek varri.

“Po. Për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë të mbikëqyryr në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatë Sepciale, Michale Doyle për Express.

Kujtojmë se Specialja nuk e ka lejuar Thaçin që të që të merr pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij Haxhi Thaçit, i cili u varros të hënën.

Shpërndaje në

U Kopjua