Telashet në familjet kosovare janë goxha të shpeshta dhe këto raste jo rrallëherë përfundojnë me kanosje serioze. Kështu dyshohet se ndodhi së fundmi në Prishtrinë, ku një person ka kërcënuar familjen e tij me vrasje.
Ky rast i rëndë është raportuar nga nëna e të riut, e cila vendosi të kërkojë ndihmën e Policisë.
Burimet e Kosovalive bëjnë me dije se motivi i sherrit në familjen e tyre nisi pas një mosmarrëveshje që nëna kishte me djalin lidhur me disa të holla, konflikt ky që më pas eskaloi.
Sipas informacioneve të para, djali fillimisht ka kërkuar para dhe nëna ka vendosur t’ia jap e më pas i ka kërkuar të mos kthehet më në shtëpi.
Por, pasi ka refuzuar t’i përgjigjet thirrjeve të tij, i dyshuari ka kontaktuar një familjare, duke e kërcënuar se do të kthehet në shtëpi dhe do t’i vrasë të gjithë me kallashnikov.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.
Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.