Një rast i rëndë i dhunimit dyshohet se ka ndodhur kohëve të fundit në kryeqytet.
Klankosova.tv merr vesh se një 58-vjeçar i quajtur Jahir Gashi, është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se i njëjti e ka dhunuar disa herë, për një periudhë kohore rreth një viti, një vajzë 14 vjeçare.
Lidhur me rastin, detaje ka dhënë Prokuroria e Prishtinës për Klankosova.tv.
Në deklaratë thuhet se kanë nisur hetimet për të dyshuarin J.G.
“Ju njoftojmë se Prokurori kujdestar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, kundër të pandehurit J.G., ka filluar hetimin pasi që viktima e mitur është abuzuar seksualisht nga i pandehuri J.G., i cili e kishte dhunuar disa herë për një periudhë kohore rreth një viti”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Më tej, bëhet e ditur se prokurori i çështjes ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.
Ndërkaq, e mitura është dërguar në ekzaminim gjinekologjik.