Live

E rëndë: Vdesin dy mërgimtarë në një aksident trafiku

09:40 / 06 Janar 2024

Nga Kosova Live

Dy persona nga Kosova kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku.

Viktimat ishin familjarë mes vete, teksa dyshohet se po udhëtonin për në Kosovë.

Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar edhe familjarët e viktimave.

Njoftimi i familjarëve:

“Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me ju lajmin e keq se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automolibilistik. U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinjë.Zoti i mëshiroftë mes lulesh të xhennetit, inshaAllah”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua