Live

E turpshme, ish-futbollisti i Barcelonës denoncohet për braktisjen e familjes së tij

12:07 / 08 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Portieri Jasper Cillessen është në “trend” pas lajmeve negative. Ish-partnerja e tij, gazetarja María Morán, paraqiti një ankesë për braktisje të familjes, pas refuzimit të pretenduar të futbollistit për të mbështetur financiarisht vajzën e tij të sëmurë.

Sot ai luan me NEC Nijmegen në “Erevedise”, më parë pjesë e Barcelonës dhe Valencia-s në La Liga, Cillessen ka një pagë vjetore prej gjashtë milionë eurosh dhe një pasuri prej afërsisht 40 milionë euro.

Pavarësisht se është miliarder, Morán e akuzon ish-burrin se nuk ka marrë përgjegjësinë për shpenzimet mjekësore të vajzës së tij më të vogël, e cila vuan nga sëmundje e rrallë, që kërkon trajtim specifik dhe të shtrenjtë.

Avokatja, që po e mbron në këtë çështje ish-gruan e portierit holandez, tha se “vajza e sëmurë u braktis nga babai i saj në spital, sepse nuk donte të paguante 1200 euro që i kushtoi shtrimi. Kjo pagesë duhej të bëhej nga gjyshi i Marías, i cili është pothuajse 90 vjeç, i cili nuk ka pasur kurrë një kartë krediti, ndaj duhej të përdorte kursimet për të ndihmuar mbesën e tij”.

Përveç kësaj, avokatja theksoi se ish-partnerja e Jasper Cillessen ka pasur trajtim të padenjë nga ai: “Jo vetëm kaq, por ditën që ajo i tha se ishte shtatzënë, Cillessen nuk hezitoi të ndajë në rrjetet sociale faktin se tashmë kishte një grua tjetër”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...