Sekretarja e Përgjitshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në seancën e dhjetë për konstituimin e parlamentit e cila sërish dështoi.
Ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se është e dhimbshme dhe e turpshme “sesi një grupacion politik po e shndërron Kuvendin në një cirk, si po tallen me të dhe me qytetarët që na kanë besuar votën për t’i përfaqësuar me dinjitet dhe për të marrë vendime me peshë”.
“Për mua, Kuvendi është vendi ku kam nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë. Është vendi ku kemi miratuar Kushtetutën, ku kemi themeluar Ushtrinë e Kosovës”.
“Për shumë prej nesh, ai vend është emocion, përgjegjësi dhe nder.Madje sot, Kryesuesi i Kuvendit ia ndali fjalën Kryetarit të PDK-së dhe nënshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë, z. Memli Krasniqi, ndërkohë që fjalën nuk ia ndali përfaqësuesit të Listës Serbe.Sinqerisht, për turp”, tha ajo.