Live

“Easy peasy” për Brazilin, e dërrmojnë Korejen e Jugut, kualifikohen në çerek-finale

22:02 / 05 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Brazili ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës “Katari 2022” pas fitores 4:1 ndaj Koresë së Jugut.

Të katër golat Seleçao i lëshoi rrebesh  të katër golat në pjesë të parë.

Vinicius Junior në minutën e shtatë, Neymari në të 13-tën nga penaltia, Richarlisoni në të 29-tën dhe Lucas Paqueta në të 36’-tën, e bombarduan kombëtaren nga Azia.

Krejt çfarë Koreja mund  të bëjë ishte një gol I bukur nga distanca nga Paik Seung-Ho në minutën e 76-të.

Shpërndaje në

U Kopjua