Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në bazë të ligjit që e ka miratuar vetë nuk ka të drejtë të jetë në këtë postë që ushtron tani, e edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.
“Nëse më vet nëse është shkelje e ligjit, po është shkelje e ligjit të cilin e ka miratuar vet. Sepse ligji thotë se çka është papajtueshmëria me qenë deputet, kryeministër dhe ministër, në kundërshtim me ligjin”.
“Po nëse më pyet si jurist, nëse unë do të isha prokuror, unë e shikoj Kushtetutën, tash kur e ke edhe një qeveri, edhe një kuvend që harton një ligj në kundërshtim me frymën e Kushtetutës, për mua vlen Kushtetuta”, tha ai në emisionin “DPT te Fidani”.
“Në aspektin kushtetues ka të drejt, por njerëzit që e kanë hartuar atë ligj, që nuk kanë dëgjuar askënd, e kanë sjellë në penall, ku sot mundesh me argumentu se e shkel ligjin, nuk mundem të them se nuk shkelet ligji”, ka thënë Miftaraj.