Live

Edhe Hamza uron Thaçin për ditëlindje: U gëzofshim sa më shpejt me lirimin dhe rikthimin tuaj në mesin tonë

10:18 / 24 Prill 2025

Nga Kosova Live

Në ditëlindjen e 57-të të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, një urim të përzemërt ia kushtoi kandidati për kryeministër i PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bedri Hamza.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hamza thotë se edhe një vit tjetër, Thaço po pret ditëlindjen larg familjes, miqve dhe Kosovës, atje ku sipas Hamëz, tani po peshohet historia e vendit me padrejtësitë mbi ata që i bartën proceset kryesore nëpër të cilat kaluam si vend e popull, transmeton Klankosova.tv.

“Një ditëlindje tjetër e presidentit në Hagë. Një ditëlindje tjetër larg familjes, miqve dhe Kosovës, atje ku tani po peshohet historia jonë me padrejtësitë mbi ata që i bartën proceset kryesore nëpër të cilat kaluam si vend e popull. Gëzuar ditëlindjen, PRESIDENT! U gëzofshim sa më shpejt të gjithë, ju, ne e Kosova, me lirimin dhe rikthimin tuaj në mesin tonë!”, u shpreh tutje Hamza.

Shpërndaje në

U Kopjua