Mimoza Kusari – Lila nga grupi i Lëvizjes Vetëvendosje, është deklaruar pasi nuk kaloi raporti i komisionit për verfikimin e mandateve.
Ajo e akuzoi opozitën dhe Listën Serbe, duke thënë se po e shfaqin paaftësinë e tyre dhe sipas saj, po tregojnë se nuk e pranojnë rezultatin zgjedhor.
“Për herë të parë në Kosovë, opozita aktuale dhe ajo e ardhshme nuk e voton raportin për certifikimin e rezultateve dhe konfirmimin e mandateve.
PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe votuan së bashku kundër konstituimit të Kuvendit – pra edhe kundër mandateve të tyre.
Me këtë veprim, sot, përmes një tjetër shfaqjeje të paaftësisë së tyre të vazhdueshme, treguan se nuk e pranojnë më rezultatin e zgjedhjeve që vetë e kishin pranuar dhe votuar në KQZ.” – ka shkruar Kusari – Lila, transmeton Klankosova.tv.