Live

Edhe Kuvendi Komunal i Prishtinës dështon të mbajë seancën e jashtëzakonshme ku pikë e rendit të ditës ishte “PZHK”

15:34 / 29 Prill 2025

Nga Kosova Live

Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës ka dështuar të mbaj seancën e jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës ishte “Plani Zhvillimor Komunal 2025-2033”.

Kryesuesi i seancës, Fehmi Kupina, tha se nuk ka korum të mjaftueshëm për ta mbajtur seancën.

Të pranishëm në sallë ishin vetëm 24 anëtarë, raporton Telegrafi.

Kjo është hera e dytë që Kuvendi Komunal i Prishtinës dështon të mbajë seancën e thirrur për “PZHPK”.

Ndryshe, kryetari Përparim Rama, më herët ka deklaruar se Plani Zhvillimor Komunal po vazhdon të pengohet, derisa ka bërë thirrje që të votohet plani.

“Pas një viti e gjysmë bllokimesh, Plani Zhvillimor Komunal (PZHK) vazhdon të pengohet – pikërisht nga ata që nuk po duan që qytetarët të kenë qasje, informacion dhe të drejtë fjale për të ardhmen e qytetit”, ka theksuar Rama.

Mes tjerash, Rama ka shkruar se “Njoftojmë qytetarët e Prishtinës se sot, në Kuvendin Komunal të Prishtinës, pritet të votohet për nxjerrjen në shqyrtim publik të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Ky votim nuk është për miratimin përfundimtar të planit”.

Shpërndaje në

U Kopjua