Live

Edhe NISMA e don kulaçin, anëtari Matoshi: S’votojmë asnjë qeveri për të cilën nuk marrim pjesën tonë të përgjegjësisë

14:24 / 31 Mars 2025

Nga Kosova Live

Nisma Socialdemokrate nuk ka lëvizur nga qëndrimet e bëra publike pas zgjedhjeve.

Fatmir Limaj është gati të bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike “për të mirën e vendit”.

Megjithatë, partia nuk do të votojë asnjë qeveri për të cilën “nuk e ka marrë pjesën e saj të përgjegjësisë, tha sot anëtari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi.

Matoshi i tha sot Paparacit se Nisma nuk mund ta dijë se çfarë pret Kurti për formimin e qeverisë së re, në një përgjigje ndaj raportimeve të mediave që sugjeronin se tre deputetë të Nismës do t’ia bëjnë Vetëvendosjes numrat për formimin e shumicës.

“Ne nuk mund ta dimë se çfarë pret Kurti”, tha Matoshi në një deklaratë për Paparacin të hënën. “NISMA nuk voton asnjë qeveri për të cilën nuk ka marrë pjesën e saj të përgjegjësisë”.

Shpërndaje në

U Kopjua