Live

Edhe një qytetar tjetër sulmohet nga qentë endacakë në Mitrovicë

09:45 / 02 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një tjetër rast shqetësues i sulmit nga qentë endacakë ka ndodhur në lagjen e njohur si Fidanishte, në Mitrovicë,  e cila njihet edhe si lagjja e romëve.

Një qytetar është sulmuar së fundmi nga qentë, duke e bërë atë viktimën e radhës në këtë zonë problematike, njofton Klankosova.tv.

Vetëm një muaj më parë, një tjetër qytetar ishte sulmuar nga qentë endacak, raporton gazetari korrespodent Urall Boshnjaku në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Prania e madhe e qenve në këtë pjesë të qytetit lidhet ngushtë me deponitë e mbeturinave që ndodhen aty.

Shpërndaje në

U Kopjua