Live

Edhe OEK përkrah thirrjen e Osmaniit për heqjen e tarifave ndaj Amerikës

09:20 / 04 Prill 2025

Nga Kosova Live

Oda Ekonomike e Kosovës ka theksuar se mbështet fuqishëm thirrjen e presidentes Vjosa Osmani drejtuar Qeverisë së Kosovës për heqjen e tarifave doganore për mallrat amerikane.

“Kjo thirrje fuqizon thirrjen tonë për pezullimin e tarifave doganore për mallrat amerikane dhe nënvizon rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është një hap i rëndësishëm për të avancuar tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar”.

“Oda Ekonomike e Kosovës konsideron se heqja e tarifave doganore për produktet amerikane do të hapte mundësi të reja për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe do të kontribuonte në rritjen e mundësive të tregtisë dhe investimeve. Ky veprim do të forconte marrëdhëniet me aleatin më të rëndësishëm strategjik të Kosovës, Shtetet e Bashkuara, dhe do të shënonte një hap të madh drejt një tregtie më të lirë”.

“Oda Ekonomike e Kosovës beson se veprimet që forcojnë lidhjet me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht ato që janë të bazuara në interesa të përbashkëta dhe vlera ekonomike, janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës. Në këtë kuadër, Oda Ekonomike e Kosovës fton Qeverinë e Kosovës që të veprojë shpejt dhe të marrë vendimet e duhura që do të mundësojnë heqjen e tarifave doganore dhe avancimin e partneritetit ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në deklaratën e kësaj ode, transmeton Klankosova.tv.

Në mbështetje të thirrjes së Osmanit për heqjen e tarifave ndaj mallrave amerikane ka dalë edhe Oda Ekonomike AMerikane në Kosovë,

Shpërndaje në

U Kopjua