Live

Edon Zhegrova rikthehet në stërvitje te skuadra e Lille

21:09 / 10 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Edon Zhegrova është rikthyer në Francë, pas përjashtimit nga grumbullimi me Kosovën.

Skuadra e Lille sot ka mbajtur stërvitjen e radhës, ku shihet edhe ylli kosovar, shkruan IndeksOnline.

Zhegrova ditë më parë është përjashtuar nga selektori Franco Foda, me vendim të përbashkët me Federatën e Futbollit Kosovar.

Ai së bashku me dy futbollistët e tjerë, Arijanet Muric dhe Florent Muslija, u ndëshkuan për shkak se thyen rregullat e vendosura nga federata dhe trajneri.

Shpërndaje në

U Kopjua