Live

Ekipet Spanjolle pësojnë dështim të madh në Ligën e Kampionëve

12:36 / 27 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Edicioni aktual i Ligës së Kampionëve një dështim i vërtetë për ekipet spanjolle.

Tri nga katër skuadrat pjesëmarrëse janë eliminuar qysh në fazën e grupeve.

Barcelona, Sevilla dhe Atletico Madridi i dhanë fund herët garës më prestigjioze evropiane.

I vetmi që u kualifikua në të tetën e finales ishte Real Madridi.

Që kur ka nisur riformimi me 4 skuadra pjesëmarrëse të një shteti në Champions, respektivisht nga sezoni 1999/2000, nuk kishte ndodhur kurrë që Spanja ta ketë veç një skuadër në mesin e 16 më të mirave në fazën eliminuese.

Pa dyshim, ky ishte një sezon për t’u harruar për ekipet spanjolle, të cilat do të jenë më të përfaqësuara në Ligën e Evropës.

Shpërndaje në

U Kopjua