Live

Ekipi ukrainas NAVI tallet me Bad News Eagles pas fitores në Rio

20:35 / 07 Nëntor 2022

Nga admin

Ekipi ukrainas në CS:GO, Navi, është tallur me ekipin kosovar Bad News Eagles, pasi e ka eliminuar nga Majori i Rio de Janeiros të hënën.

NAVI e mposhti BNE-në të hënën me 2:0 në mapa në kuadër të fazës Legends.

Në postimin e parë në Twitter, NAVI, e kishte postuar një shqiponjë duke u afruar për të sulmuar dhe kishte shkruar.

“Je fitues i Majorit që po tenton ta fitosh edhe një, por më pas ajo gjëja vjen të sulmon”.

E në postimin e dytë NAVI ka postuar krah pule të pjekura, e në gotë logon e BNE-së.

“Shqiponjat kanë shije të mirë”, kanë shkruar në postim.

Shpërndaje në

U Kopjua