Sektori Rajonal për Hetime, i mbështetur nga stacioni policor në Deçan dhe nga njësitet e Policisë në Gjakovë dhe në Gjilan, sot kanë realizuar planin operativ për rastin “vrasje e mbetur në tentativë”, më 29 janar, në Pejë.
Në vazhdën e hetimit, sot janë kryer bastisje në lokacione të ndryshme dhe janë gjetur dhe sekuestruar tri armë, 19 fishekë dhe 1 jelek antiplumb.
Dy persona janë arrestuar dhe aktualisht janë duke u intervistuar.