Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se se sot në mbrëmje në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person, grua, që dyshohet për spiunazh.
Kosovalive merr vesh qe e njëjta punon ne OSBE.
Ajo ka disa muaj qe është nen vëzhgim të AKI-së për aktivitete të spiunazhit. E njëjta është e nacionalitetit serb.
Nga njoftimi i Prokurorisë, bëhet e ditur se e dyshuara këtë vepër penale, dyshohet se e ka kryer në bashkëkryerje.
Tutje, në njoftim shtohet se e dyshuara është ndaluar për 48 orë dhe se, në këto momente janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarës, me qëllim të sigurimit edhe të provave tjera material.
Njoftimi:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person, për shkak të dyshimit të bazuar, se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale “Spiunazhi”, nga neni 124 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
E njëjta, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarës, me qëllim të sigurimit edhe të provave tjera material.
Ndërkohë, prokurori i shtetit, ndaj të dyshuarës do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.