Live

Ekskluzive: Kërcet dajaku para shkollës në Fushë Kosovë – arrestohet sigurimi i shkollës, një tjetër në arrati

08:24 / 27 Prill 2025

Nga Kosova Live

Siguria në shkolla është kthyer në një nga shqetësimet më të mëdha për prindërit dhe nxënësit, dhe një ngjarje e tillë e ka theksuar më tej këtë problem. Dje, në mesditë, një incident i rëndë ka ndodhur para shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, ku një përleshje fizike ka shpërthyer mes sigurimit të shkollës dhe pronarit të një veture të parkuar gabimisht.

Burimet e Kosovalive brenda shkollës bëjnë me dije se gjithçka nisi pasi sigurimi i objektit, I.B., rreth 55-vjeçar, ndërhyri për të larguar një veturë kombi të parkuar gabimisht para hyrjes së shkollës. Pas mospranimit të vërejtjes nga pronari i veturës, A.H., situata eskaloi në një përleshje fizike.

Policia është thirrur menjëherë dhe ka arrestuar sigurimin, të cilit Prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale “Sulmi”.

Ndërkohë, i dyshuari tjetër ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.

Automjeti i përfshirë në këtë incident mbante targa civile dhe po verifikohet lidhur me pronësinë dhe qëllimin e ndaljes para shkollës.

Hetimet vazhdojnë ndërkohë që shqetësimi për sigurinë e ambientit shkollor thellohet dita-ditës.

Shpërndaje në

U Kopjua