Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre.
Për një rast të tillë janë arrestuar edhe dy të rinj në Prizren.
Gazeta Kosovalive merr vesh ekskluzivisht se bëhet fjalë për: Fahri Kurtaj, 24 vjeçar dhe Lindgzim Bislimaj, 22 vjeçar.
Dyshja janë kapur nga Policia pasi janë gjetur prova të mjaftueshme se dy të dyshuarit me datën 15.03.2025, rrugën “Brigada 126” në Prizren kanë gjuajt me armë zjarr dhe të njëjtit kanë kanosur dy viktimat meshkuj kosovarë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta (dyshohet të jenë me gas) dhe një granatë dore që është tërhequr nga njësiti i EOD-së.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Kanosje”, “Armëmbajtje pa leje “ dhe” Përdorim i armës”.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.