Live

Ekskluzive: Këta janë dy viktimat e përleshjes në Prishtinë ku u përdorën edhe armët, të dyshuarit në arrati

15:40 / 01 Mars 2025

Nga Kosova Live

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e të shara kundrejt njëri-tjetrit. Në raste të caktuara, situata eskalon edhe në dhunë fizike mes tyre, madje edhe në përdorim të armëve, duke u dashur me doemos ndërhyrja e Policisë për të zgjidhur problemet.

Një rast i tillë ka ndodh edhe në Prishtinë, konflikt ky në të cili janë përfshirë katër persona.

Siç merr vesh Gazeta Kosovalive për pasojë janë përdorur edhe armët.

Gazeta Kosovalive zbulon se viktima të këtij rasti janë: Albion dhe Arijan Makolli, njëri prej të cilëve ka pësuar edhe lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, dy personat e dyshuar për rastin kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe akoma nuk janë identifikuar.

Ndryshe, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e kalibrit të vogël, ndërsa Policia dhe Prokuroria janë duke u merr me rastin.

Shpërndaje në

U Kopjua