Live

Ekskluzive: Ky është 20-vjeçari që sulmoi policët në Prishtinë, dyshohet se ishte nën ndikimin e drogës

12:30 / 02 Mars 2025

Nga Kosova Live

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, ku një person është shoqëruar në Polici pasi ka tentuar t’i godasë me veturë zyrtrarët policorë.

Pasi është ndaluar nga policët, i dyshuari i ka sulmuar fizikisht zyrtraët policorë.

Kosovalive mëson se i dyshuari në lidhje me këtë rast është P. Canolli, rreth moshës 20-vjeçare.

Ai është dërguar në emergjencë dhe mjekët kanë thënë se dyshohet se ka abuzuar me substanca narkotike.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar pas intervistimit, ndërkaq rasti kalon në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në

U Kopjua