Live

Ekskluzive: Ky është 24-vjeçari që u arrestua nga Policia pasi iu gjetën katër granata dore në veturën e aksidentuar

19:21 / 15 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një ngjarje jo fort e zakonshme ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një aksident trafiku ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e katër mjeteve të dyshuara shpërthyese. I dyshuari në lidhje me këtë rast tashmë është arrestuar, ndërsa Kosovalive ka zbuluar edhe identitetin e tij.

Policia ka dalë në autostradën “Ibrahim Rugova” pas informacionit për një aksident trafiku, mirëpo gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është vënë re prania e katër mjeteve të dyshimta, të cilat dyshohet se janë granata dore.

Menjëherë pas konstatimit, në vendngjarje kanë dalë njësitet e Stacionit Policor të Suharekës, prokurori i shtetit dhe njësia EOD pranë Policisë së Kosovës, të cilët kanë sekuestruar mjetet e dyshuara shpërthyese.

Kosovalive mëson se i dyshuari në lidhje me këtë rast është shtetasi i Shqipërisë, Besnik Çela (rreth 24-vjeç).

Ai është arrestuar nga Policia dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, automjeti është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë për t’u marrë në pyetje lidhur me rastin.

Shpërndaje në

U Kopjua